Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAVIS CUP 2016

Përfundon aventura e Kosovës

Përfundon aventura e Kosovës


4 March, 2016 @20:39

​Edhe pse rezultatet në tabelë tregojnë diçka tjetër, paraqitja e Kosovës si përfaqësuese debutuese ishte shumë e mirë. Përfaqësuesit e Kosovës në “Davis Cup 2016” të drejtuar nga Jeton Hadergjonaj luftuan për secilin top dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment, përkundër faktit që kundërshtarët ishin të një kalibri më të lartë.

Estonia, pjesë e grupit të Kosovës, në radhët e veta kishte një teniser të ranguar në vendin e 177 të ranglistës botërore. Greqia po ashtu pati teniserë me përvojë në radhët e veta, kurse kundërshtari më i lehtë i grupit për Kosovën ishte Lihtenshtajni. Ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit ishin më të barabarta, por mungesa e përvojës bëri që përfaqësuesit e Kosovës në momentet kyçe të ndikoheshin nga emocionet dhe kjo bëri që ata të largoheshin nga turneu pa asnjë fitore.

Pa marrë parasysh rezultatet, udhëtimi i parë në një turne ndërkombëtar ishte i denjë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila në radhët e veta kishte teniserët Hyda Banjska, Granit Bajraliu, Gurash Hasani dhe Meldin Mustafi dhe duke marrë parasysh faktin që Federata e Tenisit të Kosovës po bën një punë të palodhshme dhe momentalisht është një nga federatat sportive më të suksesshme në vend e po ashtu edhe disa shkolla të tenisit në Kosovë që po punojnë seriozisht me grupmosha të reja, suksesi pritet të vijë në vitet e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis