DAVIS CUP III 2016
Kosova mposhtet nga Greqia në debutim
2 March, 2016 @21:02
Tre duelet e para të Kosovës në Davis Cup kanë kaluar në humbje për tenistët kosovarë në përballje me ata grek.
Granit Bajraliu është mposhtur nga Antonopoulos 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-2. Hyda Banjska nga Stergiou 6-4 dhe 6-0, ndërsa në ndeshjen e dysheve, Antonopoulos-Iliopoulos kanë qenë më të mirë se Gurash Hasani - Melldin Mustafi duke i mposhtur 6-1 dhe 6-2.
Me rezultat të përgjithshëm 3-0 Kosova ka përfunduar duelin e parë në Grupin D të Davis Cup III ndaj Greqisë.
Nesër përfaqësuesja jonë takohet me Estoninë.