VOLEJBOLL

Vashat e Kosovës kryejnë testet COVID-19 në Podgoricë, para ndeshjes së nesërme
6 May, 2021 @22:51
Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e vajzave, me të arritur në Podgoricë i është nënshtruar edhe njëherë testeve anti COVID-19, duke iu pështatur rekomandimeve të CEV dhe të organizatorit.
Shëndeti i secilës prej volejbollisteve është në gjendje shumë të mirë dhe falë programit nutritiv dhe përkujdesjes maksimale nga Ervin Meqikukiqi, kjo pritet të pasqyrohet në teren.
Lorik Ilazi dhe ndihmësit e tij Amarilda Prenga e Ylli Kadriu, kanë bërë më të mirën për ta treguar potencialin e vërtetë të Kombëtares sonë, edhe pse në një grup të volejbollisteve të reja dhe me freskime në rradhët e “Dardaneve”.
Kombëtarja e vajzave në volejboll ishte nisur të enjtën paradite drejt kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, ku do ta zhvillojë fazën e parë të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2021.
Ndeshja e parë do të luhet të premtën, më 7 maj 2021, në SC Verde në Podgoricë kundër përfaqësueses së Malit të Zi, duke filluar nga ora 20:00.
Kosova gjendet në Grupin D, së bashku me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.