Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI FITON DERBIN E DITËS

Gjilani përmbys Prishtinën, për të dytën me radhë në shtëpi

Gjilani përmbys Prishtinën, për të dytën me radhë në shtëpi


29 September, 2024 @20:54

Gjilani i Ardian Nuhiut ka shënuar edhe fitoren e radhës në shtëpi. Ekipi kuqebardhë nga qyteti i Gjilanit ka fituar me përmbysje Prishtinën e Jean-Michel Cavallit, që mori epërsinë me golin e Albin Krasniqit në formë.

Kushtrim Shabani ka barazuar në pjesë të parë, ndërsa në 8 minutëshin e fundit të ndeshjes në skenë ka dalë Besir Ramadani, që shfrytëzoi asistimin e Armend Thaqit për fitore, Gjilani - Prishtina 2-1 [Kushtrim Shabani 36’, Besir Ramadani 82’ - Albin Krasniqi 22’].

Gjilani nisi ndeshjen më mirë. Kishte dy raste për shënim. Por rastet nuk shkuan në portën e Ardit Nikës. Në anën tjetër, Albin Krasniqi duke depërtuar nga e majta, provoi goditjen drejt portës, të cilën Kenan Haxhihamza nuk e kontrolloi dhe pësoi! Edhe një transversale për Prishtinën pasoi, disa minuta pas golit.

TABELA AKTUALE

Vendasit përsëri morën iniciativën dhe shënuan. Pas depërtimit nga krahu, Senad Jarovic uli topin në zonë, të cilën e furishëm në rrjetë e shënoi Kushtrim Shabani. Me barazim në pushim pjesëlojësh shkuan skuadrat.

Pjesa e dytë me raste konkrete i takoi Gjilanit, Jarovic më pas Bilali tentuan. Pa fat. Deri në momentin kur erdhi krosimi i Thaqit nga korneri, ndërsa Ramadani siguroi fitoren e dytë të stinorit për gjilanasit. Pas golit Gjilani kishte edhe një rast me Halilin, por Nika ishte në vend.

Fitorja, bën që Gjilani të mbyllë xhiron e shtatë në pozitë të shtatë me 8 pikë. Prishtina ndërkaq është e gjashta me 10 pikë nga 6 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga