Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE BINDËSE

Ballkani shpërthen ndaj Ferizajit në krizë!

Ballkani shpërthen ndaj Ferizajit në krizë!


28 September, 2024 @20:48

Pas humbjes në derbi ndaj Dritës në xhiron e kaluar, Ballkani është rikthyer furishëm te fitorja duke i shkaktuar humbje të thellë Ferizajit, që është në krizë të rezultateve.

Kampioni aktual i Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Ferizajit, që ka rreshtuar humbjen e pestë në Superligë dhe ka mbetur pa asnjë pikë të fituar në muajin shtator nga pesë ndeshje të luajtura!

Braziliani Giovanni Ribeiro dhe nigeriani Sunday Adetunji kanë shënuar nga një gol për pjesë për fitoren katërgolëshe, ndërsa krahu brazilan ka shënuar dy herë bukur! Njëra prej tyre me gërshërë! Ballkani - Ferizaji 4-0 [Sunday Adetunji 9’, 66’, Giovanni Ribeiro 36’, 54’].

TABELA AKTUALE

Ferizaji ka pasur mundësinë ideale për tu rikthyer në lojë. Por sulmuesi i tyre Filip Gligorov ka dështuar të shënojë penalltinë e fituar në minutën e 43-të të ndeshjes, për të ulë epërsinë e vendasve. Pas kësaj, mysafirët e drejtuar nga Arsim Abazi nuk kanë arritur të bëjnë më shumë në pjesë të dytë dhe kanë pësuar!

Ballkani sot është lider i tabelës me 13 pikë nga 7 ndeshje, sa kanë edhe Llapi, Malisheva e Suhareka. Ferizaji i nënti, i parafundit në renditje, ka vetëm 4 pikë nga 7 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga