Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPJANËT NJOFTOJNË ME HUMBJE DEBUTUESIT

Llapi del në krye, duke mposhtur liderin e pamposhtur deri sot

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi del në krye, duke mposhtur liderin e pamposhtur deri sot


27 September, 2024 @22:28

Dominim në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe fitore bindëse në fund, i kanë sjellë Llapit tre pikë dhe kreun e renditjes sot. Në duelin e parë të xhiros së shtatë të stinorit, Llapi i Tahir Batatinës ka dalë në krye të renditjes me një ndeshje më shumë se kundërshtarët tjerë.

Në pjesë të parë të ndeshjes epërsia erdhi pas penallitsë së përsëritur, të cilën e konkretizoi Blend Baftiu, ndërsa në pjesë të dytë Ahmed Januzi dhe Arbnor Ramadani kryen punën për përfundimtaren: Llapi - Suhareka 3-0 [Blend Baftiu 27’pen., Ahmed Januzi 50’, Arbnor Ramadani 90’+2].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Për debutuesit në Superligë, të drejtuar nga Shpëtim Duro kjo ka qenë humbja e parë e sezonit të tyre të parë në elitë, ndërkaq me këtë disfatë Suhareka për momentin ra në vend të tretë prej kreut të tabelës, ku gjindej në fund të xhiros së shkuar.

Llapi në anën tjetër ka kapur një formë të mirë dhe me sot ka rreshtuar edhe fitoren e tretë kampionale, duke marrë kështu 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit pas startit jo fort të pëlqyeshëm.

Në xhiron e radhës Llapi pret kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin. Ndërsa Suhareka pret Malishevën, gjithashtu në formë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga