Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

EUROLEAGUE

Vjen Kupa

Vjen Kupa


8 May, 2012 @3:18

Jordi Bertomeu kreu i Euroleague-së, vizitoi Stambollin dje dhe u shpreh para një numri të konsiderueshëm të gazetarëve se presin shumë shikues në Stamboll që ta përcjellin ngjarjen më të madhe ekipore të basketbollit europian.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Stamboll, ku fituesi i kupës do të caktohet të dielën. Këtë spektakël do ta përcjellin me mijëra shikues, si dhe do të ketë shumë emocione në këto ndeshje”.

Në fund ai i falenderoi sponsorit Turkish Airlines, duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit. Kjo kompani kishte organizuar aeroplanë të veçantë për çdo ekip të Final Fourit dhe i kishte sjellë në Turqi.

Final Four i Euroleague sjell përballjet gjysmëfinale të ekipeve më të mira europiane në basketboll. Në ndeshjen e parë takohen CSKA Moska me Panathinaikosin. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër luajnë Olympiakos ? Barcelona.

Fituesit e këtyre përballjeve takohen në finalen e madhe të 13 majit. Të gjitha ndeshjet luhen në Stamboll.


 
Të gjitha lajmet nga