Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - ISTOGU

Vushtrria kampione e Kosovës

Vushtrria kampione e Kosovës


15 May, 2021 @22:27

Vashat e Vushtrrisë, duke e mposhtur Istogun në ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 22-21, janë shpallur kampione të Kosovës te femrat në hendboll.

Portierja Njomza Kelmendi bëri një pritje vendimtare në sekondën e fundit për t’u bërë heroina e ndeshjesh për Vushtrrinë.

Donita Kasumi ishte golashënuesja më e mirë te Vushtrria me 6 sosh, kurse te Istogu Esma Muratoviq me 9 gola.

Rezultati në serinë finale ishte 2-1 në favor të Vushtrrisë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga