VOLEJBOLL

Vashat e Kosovës ende pa fitore
13 May, 2021 @23:15
Vashat e Kosovës në vollejboll, kanë pësuar me rezultat 0-3 ndaj Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për EuroVolley 2021.
Rezultati në setin e parë ishte 9-25 për Finalndën, derisa seti i dytë përfundojë me rezultat 16-25 dhe i treti 14-25 në favor të Finlandës.
Kosova aktualisht është skuadra e vetme pa fitore në Grupin D. Vashat e Kosovës kanë regjistruar 4 humbje në 4 ndeshjet e zhvilluara dhe gjenden në grup me Sllovakinë, Finlandën dhe Malin e Zi.
TABELA AKTUALE
1.Sllovakia 4-4 12p
2.Finlanda 3-1 8p
3.Mali i Zi 1-3 4p
4.Kosova 0-4 0p