PRIZRENI - YLLI

Ylli siguron pozitën e 4, Prizreni përshëndetet me humbje
5 April, 2025 @19:25
Ylli e mposhti Prizrenin në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt me rezultat 97-102.
Lis Shoshi me 25 pikë e 15 kërcime ishte më i miri te Ylli. Ai u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 24 pikë.
Te Prizreni u veçuan Tervell Beck me 32 pikë, Lenzelle Smith dhe Jordan Johnson me nga 17 pikë secili.
Ylli me këtë fitore e siguroi pozitën e katërt me 15 fitore e 13 humbje.