Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Akil Gjakova i pesti në Tbilis

Akil Gjakova i pesti në Tbilis


27 March, 2021 @15:20

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar në vendin e pestë garën Grand Slam të organizuar në Tbilis të Gjeorgjisë.

Xhudisti ynë u mposhtë nga dy herë medalisti olimpik, Lasha Shavdatuashvilli i Gjeorgjisë, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtari në kohën shtesë.

Me këtë rezultat, Gjakovës i shtohen 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Akili në gjysmëfinale u mund po ashtu në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir, ndërsa deri në gjysmëfinale erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi) dhe Ferdinand Karapetian (Armeni).

Krahas Akilit, sukses arriti edhe Laura Fazliu, e cila u rendit e shtata dhe fitoi 260 pikë olimpike.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo