SKITARI

Albin Tahiri i afrohet normës olimpike në disiplinën e super sllallomit të madh
27 March, 2021 @16:48
Skitari kosovar, Albin Tahiri i është afruar normës olimpike Pekini 2022 në disiplinën e super sllallomit të madh.
Ai ka zënë vendin e 21-të në garën e Tarvisios së Italisë, duke i përfunduar të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa.
Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se skitarit tonë i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në disiplinën e super sllallomit të madh.
Tahiri deri më tani ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për normë olimpike në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, ndërsa Arbi Pupovci të njëjtën gjë e ka arritur në disiplinën e sllallomit.