Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFEU I RADHËS PËR MBRETËRIT

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane


14 August, 2024 @23:06

Pas një rezistence të madhe dhe loje të mençur deri në minutën e 50 të ndeshjes, Atalanta u rrënua dhe Real Madrid tregoi fuqinë duke shënuar shpejt dy herë brenda 10 minutave për të fituar Superkupën e gjashtë evropiane dhe për tu bërë rekordere e triumfeve aty, duke lënë pas Barcelonën dhe Milanin - që mbeten në 5 Superkupa!

Real Madrid celebration of goal @ Supercup in Warsaw

Fede Valverde (59’) shënoi në portë të zbrazët pas një driblimi të mirë të Vini Jr, për të ç‘orientuar mbrojtjen e organizuar të italianëve për avantazh, ndërsa 9 minuta më vonë, Kylian Mbappe në debutim zyrtar vulosi fatin e takimit pasi që lexoi lëvizjen e Jude Bellingham për të dalë në top dhe për të shënuar për përfundimtaren Real Madrid 2-0 Atalanta [Valverde 59’, Mbappe 68’].

Në pjesë të parë, edhe pse pak më shumë në posedim Real Madridi e kishte topin, të dyja palët qëlluan nga një herë shtyllën, ndërsa asnjë shut nuk shkoi në kornizë të të portës. E në pjesë të dytë Atalanta rrezikoi e para me Mario Pasalicin, por pa sukses. Pas kësaj Real Madridi mori kontrollin për të siguruar trofeun e radhës nën drejtimin e Carlo Ancelottit, kësaj radhe në “Narodny” të Varshavës.

Berat Djimsiti luajti nga minuta e parë e ndeshjes për Atalantën, ndërsa mori karton të verdhë në minutën e 64-të të ndeshjes. Ai u tregua mjaft i rëndësishëm në mbrojtje si zakonisht, por mbrojtja e bergamasve ra pas lëvizjeve individuale të sulmuesve kreativë të madrilenëve, për ta lënë Giampiero Gasperinin të dëshpëruar në fund.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League