Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE GARA PËR TITULL

Alonso lutet të bie shi

REUTERS/Paulo Whitaker

Alonso lutet të bie shi


25 November, 2012 @10:00

​Piloti spanjoll, Fernando Alonso, shpreson që të bie sot shi gjatë garës finale të Formula 1 në Brazil. Shtegu Interlagos i Sao Paulos në Brazil ka mundësi që të vërshohet nga shiu, kanë njoftuar meteorologët, mirëpo se a do të realizohet kjo 100% varet nga fuqia madhore.

E sipas Marcas spanjolle, Fernando ka filluar lutjet që në mëngjes duke kërkuar që shtegu Interlagos të laget mirë e mirë, pasi që ngasësi i Ferrarit është shumë i mirë në shtigjet e lagura.

Alonso deri më tani ka mbledhur më së shumti pikë nga të gjithë garuesit në shtigjet e lagështa. Ai ka marrë 68 pikë nga 75 të mundshmet gjatë tre garave të stinorit që janë përcjellë nga shiu.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports