BIANCONERI

Foto: PA Images
Andrea Pirlo i gëzuar me trofeun e parë si trajner
21 January, 2021 @13:48
Andrea Pirlo festoi trofeun e tij të parë si trajner, duke mposhtur Napolin në Supercoppa Italia dhe kjo e ka gëzuar trajnerin italian.
Ky është trofeu i parë në karrierën e Pirlos si trajner dhe kjo e ka gëzuar ish-lojtarin e njohur italian, i cili si futbollist aktiv ka fituar çdo trofe të mundshëm.
“Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe”, ka thënë fillimisht Pirlo për RAI Sport.
Pirlo tregoi se ndjenja është edhe më e mirë sesa si lojtar, sepse për të ai po drejton një skuadër kaq të mrekullueshme dhe një klub historik.
’‘Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, por gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luani me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tuaj. Ne donim të provonim se nuk jemi skuadra që u pa kundër Interit, kështu që kur luani me këtë zell, vendosmëri dhe qëndrim, ju tërhiqni fat në rrugën tuaj’‘, - përfundoi trajneri i Juventusit.