TRANSFERIM I LIRË

Foto: Getty Images
Barcelona e dëshiron Agueron në klub
13 January, 2021 @10:07
Superylli i Manchester Cityt, Kun Aguero, po kërkohet nga skuadra e Barcelonës.
Argjentinasit 32-vjeçar i skadon kontrata në verë, që do të thotë se ai mund të transferohet falas në cilindo klub.
Kjo gjë e ka alarmuar Barcelonën, pasi që kjo e fundit janë të interesuar për transferimin e argjentinasit, raporton The Sun.
Aguero është ende në pritje të një kontrate të re nga City, pasi në këtë klub ai është që nëntë vite.
Ai do ta humbasë ndeshjen me Brighton sepse është vetë izoluar pasi ka pasur kontakte me persona që kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Aguero ka fituar katër tituj të Premier Leagues, pesë Kupa EFL dhe një FA CUP.