BASHKIMI IA BËN 2-1 PEJËS

Foto: KBBashkimi/ fb
Bashkimi merr epërsinë në seri, pas vazhdimeve dhe tensioneve
27 April, 2025 @20:58
Në një ndeshje që mori fund nën tensione për shkak të një rrahjeje në fushë të lojës nga akterë të paidentifiikuar ende (jo-lojtarë), Bashkimi ka mposhtur Pejën vetëm pas vazhdimeve për të rimarrë epërsinë në seri, 2-1. Bashkimi fitoi ndeshjen 84-78 në kohën e parë shtesë, pasi që dueli në kohë të rregullt përfundoi 69-69.
Ndeshja u mbyllë pa shikues, ku 5 sekonda para fundit u ndërpre ndeshja dhe palestra “Sezai Surroi” u zbraz nga shikuesit.
Sa i përket duelit ai ka qenë mjaft interesant. Pas çerekut të parë të barabartë 17-17, Peja mbylli pjesën e parë në epërsi pasi mori çerekun e dytë, 12-17 për 29-34 në pjesë të parë. Bashkimi rimori epërsinë në çerek të tretë, duke e mbyllë atë me 23-16, kurse në çerek të fundit kur pritej të përcaktohej fituesi, ndeshja u mbyllë baraz 17-19, me rezultat, 69-69.
Peja barazoi në sulmin e parafundit të ndeshjes. Ishte Marquez Townes që dha treshe për të bërë rezultatin 69-69, ndërsa sulmin e fundit të Bashkimit, Wendell Green nuk e konkretizoi pas depërtimit, për të shkuar dueli në vazhdime.
SKEMA E PLAYOFFIT dhe ORARI I NDESHJEVE
E aty, Bashkimi bëri dallimin në fund me 6 pikët (tre dyshe) e Jayveous McKinnisit për të fituar duelin, 84-78.
Lejson Zeqiri ka qenë fantastik sonte. Ai shënoi 7 nga 10 tentime për tre, duke kryer ndeshjen me 27 pikë. 19 pikë i dha Wendell Green, që bëri edhe 4 asistime e 5 kërcime, kurse 12 të tjera i shtoi Jay McKinnis që regjistroi edhe 3 asistime dhe 9 kërcime në fitore.
Te Peja më i dalluari ishte Marquez Townes që shënoi 27 pikë, 4 asistime e 6 kërcime, ndërsa me 13 pikë, 3 asistime e 6 kërcime u dallua Darryl Morsell. Benas Griciunas dhe Amin Hot dhanë nga 9 pikë, ndërsa Dardan Berisha nuk luajti fare në këtë duel për Pejën.
Fitorja, bën që Bashkimi të rimerr epërsinë në seri. Tash është 2-1 në të mirë të Bashkimit ndaj Pejës dhe prizrenasve iu duhet edhe një fitore për të siguruar finalen. Ndeshja e radhës luhet në Pejë. Në rast të fitores së Bashkimit, prizrenasit shkojnë në finale. Në rast të fitores së Pejës, përballja vendimtare luhet në “Sezai Surroi”. Por, tash nuk dihet nëse do të mund të ketë publik në këtë ndeshje pas tensioneve në fund të ndeshjes sonte.