Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPAT EUROPIANE

Besa mëson rivalin europian

Foto: FHK

Besa mëson rivalin europian


Teksti: FHK

19 July, 2016 @13:43

Sot në mesditë në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit u bë tërheqja e shortit për garat e Kupave të EHF-it për edicionin 2016/17 me ç`rast skuadrat kosovare mësuan emrat e rivalëve që do të përballën në EHF Cup dhe në Challenge Cup në të dy konkurrencat.

Kampioni dhe fituesi aktual i Kosovës BESA Famiglia në konkurrencën e meshkujve e para do të starton në garat e EHF CUP, dhe do të ballafaqohet me skuadrën e Çekisë HC Dukla nga Praga, ndeshja e parë  zhvillohet më 3 apo 4 shtator në  Pejë,  kurse ajo e kthimit më 10 apo 11 shtator ne Sllovaki.

Kurse në konkurrencën e femrave në EHF CUP Kampionja dhe fituesja e Kupës Prishtina, do te përballet me skuadrën nga Zvicra SPONO Eagles qytet afër Lucernit, ndeshjet zhvillohen 3 apo 4 shtator ndeshjet e para kurse më 10 apo 11 shtator zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë.

Edhe pse sipas parashortit skuadrat kosovare ne Challenge Cup do të garojnë tek ne rrethin e tretë i cili zhvillohet më nëntor, dje u bë tërhejqa e shortit për te dy konkurrencat, KH Kastrioti rival do të ketë skuadrën nga Sllovakia HKM SALA, ndeshjen e parë e zhvillon si vendas kurse ndeshjen e dytë si mysafir.

Ndërsa në konkurrencën e femrave KHF Shqiponja do te ndeshet me skuadrën izraelite Maccabi Arazim Ramat, ndeshjetet e para zhvillohen më 12/13 nëntor kurse ato te kthimit më 19/20 nëntor 2016.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga