AUTOSPORTS
Foto: FASK Kosova
Dushi i pari edhe në Shalë
Teksti: FASK Kosova
17 July, 2016 @21:53
Përveç tij, mjaft atraktiv për dashamirët e automobilizmit edhe kësaj radhe ishte Shkëlzen LajçI, i cili me Mitsubishi EVO 9 është rikthyer fuqishëm në kampionatin tonë.
Anëtari i Prishtina Racing Team (PRT), Përparim Dushi ka triumfuar edhe në garën e zhvilluar në shtegun e Shalës së Bajgorës. Dushi me bolidin e tij e pati kohën më të mirë (3:38.461), që njëherësh është edhe rekordi i shtegut, të cilin deri këtë fundjavë e mbante Ernest Daka.
“Në kampionatin e sivjetmë konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e fortë. Megjithëse shtegu në Shalë njihet si mjaft atraktiv, shtresa e asfaltit ishte mjaft e papërshtatshme, por edhe përkundër këtij fakti, unë ia dola ta përfundoj me sukses garën, madje edhe të shënoj rekord të ri të shtegut. Duhet theksuar se për të arritur deri këtu është dashur sakrificë e madhe, e po ashtu edhe shpenzime të mëdha, për çka unë e falënderoj sponsorin tim, i cili po më përkrah vazhdimisht”, ka thënë Dushi.
Përveç tij, mjaft atraktiv për dashamirët e automobilizmit edhe kësaj radhe ishte Shkëlzen Lajçi, i cili me Mitsubishi EVO 9 është rikthyer fuqishëm në kampionatin tonë. Ai, përveç dominimit në klasën e gjashtë, është rivali kryesor i Dushit megjithëse ky i fundit paraqitet me Formula.
Duke i analizuar rezultatet nëpër klasat përkatëse, gara e Shalës nuk pati shumë befasi. Tre garuesit e Prizrenit D&G (Ismail Smani, Kreshnik Mariqi e Afrim Spahi) ishin më të mirët në klasën e parë, të cilën tashmë e kanë “uzurpuar”.
Alban Berisha ishte më i shpejti në klasën e dytë, derisa Valdet Kaçandolli vetëm sa e ka konfirmuar dominimin në klasën e tretë. Premtor Taraku kësaj radhe ishte më i shpejtë se Bujar Gola në klasën e katërt, ndërkohë që Gazmend Gashi, Arbnor Musliu, Ernest Daka e Bardhyl Canolli nuk patën shumë vështirësi për t’u renditur në pozitën e parë të klasave përkatëse.
Në plasamanin e përgjithshëm, Përaprim Dushi ishte i pari, ndërsa podiumi u plotësua edhe me Shkëlzen Lajçin e Bardhyl Canollin, të tre të PRT-së. Ndërkaq, në renditjen ekipore, pozita e parë i takoi PRT-së, e dyta Prizrenit D&G derisa e treat u rendit HCR Gjakova.
Rezultatet
Klasa e parë:
1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 4:28.251
2.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +07.233
3.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +10.560
Klasa e dytë:
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 4:25.903
2.Behar Emrullahu (Seat – Gjilani) +16.014
3.Osman Tovërlani (Suzuki – RC Prishtina) +19.406
Klasa e tretë:
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 4:10.632
2.Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +19.164
3.Kujtim Doda (Opel Corsa – Gjilani) +31.855
Klasa e katërt:
1.Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 4:26.067
2.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +02.347
3.Valon Jaha (Fiat – HCR Gjakova) +25.344
Klasa e pestë:
1.Gazmend Gashi (Opel Astra – Prishtina RT) 4:19.277
2.Faton Rama (Renault Clio – Prishtina RT) +06.006
3.Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +12.341
Klasa e gjashtë:
1.Arbnor Musliu (Opel Astra – RC Prishtina) 4:09.405
2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +07.008
3.Leonit Thaçi (Seat – HCR Gjakova) +15.083
Klasa e shtatë:
1.Shkëlzen Lajçi (Mitsubishi – Prishtina RT) 3:46.093
2.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +17.413
3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +30.642
Klasa e tetë:
1.Ernest Daka (BMW – DTM) 4:09.604
2.Besart Pruthi (Omega – Gjakova 137) +17.795
3.Kastriot Buqaj (Golf – Prishtina RT) +21.392
Klasa e nëntë:
1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:58.807
2.Emin Dobra (Opel Astra – HCR Gjakova) +13.370
3.Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +21.930
Klasa e dhjetë:
1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:38.420
Plasmani i përgjithshëm:
1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:38.420
2. Shkëlzen Lajçi (Mitsubishi – Prishtina RT) 3:46.093
3.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:58.807
Renditja ekipore:
1.Prishtina RT 60 pikë
2. Prizreni D&G 45
3.HCR Gjakova 42