BOKS

Foto: Haxhi Krasniqi Facebook
Haxhi Krasniqi, kampioni i ri i WBA-së
15 July, 2016 @23:42
Në duelin për titull Inter-Kontinental të WBA-së, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi e ka mposhtur gjermanin Jürgen Doberstein pas 12 rundeve me vendim të gjyqtarëve, të cilët i dhanë më shumë pikë boksierit kosovar.
Krasniqi ishte më i mirë pothuajse në të gjitha rundet, duke e sulmuar vazhdimisht boksierin kundërshtar, i cili mbrohej gjatë gjithë takimit dhe synonte sulmin në befasi.
Robin Krasniqi më parë ishte kampion i kategorisë WBO, ndërsa pas fitores sonte ai është kampion edhe i kategorisë WBA.