HENDBOLL

Kosova e mposht Bullgarinë
14 July, 2016 @22:14
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat nën 18 vjeç, ka shënuar sot fitore ndaj moshatarëve nga Bullgaria.
Ndeshja që u zhvillua në palestrën Shani Nushi në Gjakovë, përfundoi me rezultat 30-25 në të mirë të kosovarëve, ndërsa pjesa e parë ishte përmbyllur me rezultat 17-11, po ashtu në të mirë të Kosovës.
Kjo ndeshje ishte vetëm miqësore dhe u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian të Divizionit B, ku do të merr pjesë edhe përfaqësuesja U18 e Kosovës, gjatë datave 14-22 gusht.
Para Europianit, Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses U18 të Malit të Zi.