Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRITISH GP

Hamilton fiton në shtëpinë e tij

Foto: Formula 1

Hamilton fiton në shtëpinë e tij


10 July, 2016 @15:40

Në garën e madhe të Britanisë e cila u zhvillua sot me fillim nga ora 14:00, fitues doli Lewis Hamilton. Britaniku Hamilton, i cili dje doli i pari në kualifikimet e zakonshme një ditë para garës, sot nuk e lëshoi vendin e parë që nga fillimi i garës.

Pas Hamiltonit, i cili e fitoi garën e Britanisë për të tretin vit radhazi, përfunduan Nico Rosberg dhe Max Verstappen, të cilët gjatë gjithë garës luftuan me njëri-tjetrin për vendin e dytë, vend i cili në fund i takoi Rosbergut.

Vlen të përmendet që gjatë garës kishte vazhdimisht shi, gjë që ndikoi që shumë pilotë të dilnin disa herë nga pista, mes tyre edhe Fernando Alonso, i cili humbi terren kur doli nga pista në një moment të caktuar të garës dhe u detyrua ta mbyll atë në vendin e 13.

Renditja e plotë:


 
Të gjitha lajmet nga Motosports