Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON

Andy Murray në finale

Andy Murray në finale


8 July, 2016 @19:56

Pas Milos Raonic, finalisti i dytë i Wimbledonit të sivjetëm është britaniku Andy Murray. Murray në gjysmëfinale e mposhti ‘lehtësisht’ 3-0 në sete çekun Tomas Berdych, për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Wimbledonit.

Britaniku, i cili për momentin është teniseri i dytë më i mirë në botë, e kishte fituar Wimbledonin në vitin 2013, ndërsa gjasat që ta arrijë këtë gjë përsëri janë reale këtë vit, duke marrë parasysh që Murray në finale do të ndeshet me një teniser i cili është i papërvojë në finalet e Grand Slam-eve.

Finalja Milos Raonic vs. Andy Murray zhvillohet më 10 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis