Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA OPEN 2016

Aja Broqi, kampione në kategorinë e femrave U12

Foto: Tennis Prishtina

Aja Broqi, kampione në kategorinë e femrave U12


8 July, 2016 @10:29

Përveç kategorisë së meshkujve, në ditën e parë të ‘Prishtina Open 2016’ u zhvilluan edhe garat në kategorinë e femrave nën moshën 12 vjeçare, ku fituese u shpall Aja Broqi nga Peja.

Aja Broqi raundin e parë e kaloi pa lojë sipas shortit, ndërsa në raundin e dytë, i cili ishte edhe raundi gjysmëfinal, mposhti Edona Ibrahimin, e cila kishte ardhur nga Zvicra. Kjo e fundit mposhti Arba Doçin e klubit ‘Rilindja’ në raundin paraprak.

Në finale, Broqi mposhti Forta Morinën e klubit ‘Rilindja’ me rezultat 2-0 në sete, për t’u shpallur kampione e grupmoshave U12 në këtë turne. Morina, në raundin paraprak kishte mposhtur Linea Bajraliun e ardhur nga Suedia.

Dita e dytë e ‘Prishtina Open 2016’ vazhdon me grupmoshat U14.



 
Të gjitha lajmet nga Tenis