NË KRYEQYTET

Foto: TennisKosova.com
Nesër nis Prishtina Open 2016
Teksti: FTK
6 July, 2016 @19:43
Prej datës 07-18 Korrik 2016, në terrenet e KT Prishtina do te mbahet edicioni i 24-të me rradhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open.
Turneu i parë i Prishtina Open është mbajtur me 2 Korrik të vitit 1992 dhe prej atëhere është mbajtur çdo vit përveç 1998.
Prishtina Open si zakonisht mbahet në shumë kategori kurse edhe këtë vit do të zhvillohet në:
1. Meshkujt
2. Juniorët U-12, U-14, U- 18
3. Junioret U-12, U-14, U-18
4. Mix
Turneu do të filloj të enjten më 7 Korrik në ora 09:30 kur edhe do të mbahen kategoritë U-12 femrat dhe meshkujt.
Gjatë javës se parë do të mbahen:
Të enjten me 7 korrik do të zhvillohet kategoria e Junioreve (femrat dhe meshkujt) -12, çdo ditë duke filluar në orën 0930.
Të premten me 8 korrik do të mbahet kategoria e Juniorëve (femrat dhe meshkujt) -14.
Të shtunën më 9 korrik do të fillon kategoria e Juniorëve U-16 (femra dhe meshkuj).
Të dielën do të mbahet kategoria e Juniorëve U-18 .
Javën e dytë do të mbahen të gjitha kategoritë tjera.
Turneu do të përfundoj të shtunën më 18 Korrik 2016 me finalen e seniorëve. Gjatë kësaj dite do të bëhet edhe ceremonia përmbyllëse ku fituesit do të shpërblehen me kupa, medalje dhe diploma.
Pjesëmarrja do të jetë:
5 EUR për person për të gjitha kategoritë.
Për tu regjistruar individualisht: 044 186 149 ose 044 205 236.
[email protected] / / / tennis.njeri.net / / / fb: tennis prishtina