Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRIAN GP

Hamilton triumfon në dramën austriake

Hamilton triumfon në dramën austriake


3 July, 2016 @17:01

Ngasësi britanik, Lewis Hamilton, ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Austrisë sot, duke e kaluar Nico Rosbergun në rrethin e fundit pas një ‘ngacmimi’ dramatik.

Pas këtij kontakti ndërmjet dy ngasësve të Mercedesit, Rosbergut iu dëmtua krahu i përparmë i bolidit dhe përfundoi në vend të katërt garën.

p

Inxhinjeri i Hamiltonit, Peter Bonnington, ka thënë se ky nuk ishte rezultati që e ndiqnin në këtë garë, ndërsa kampioni ka thënë se Rosberg ka gabuar në kthesën e parë, prandaj ka kthyer ky bolidin për të shfrytëzuar rastin.

Në anën tjetër, Rosberg është parë duke dalë furrishëm prej bolidit drejt garazhës së ekipit.

“Ne ishim duke luftuar dhe unë kisha probleme pak me frena. Shkova më thellë në kthesë, por kjo është në rregull pasi që unë jam më brenda në pistë dhe mund të diktojë tempon. U befasova kur Lewis u fut dhe më bëri që të shkaktoj unë aksidentin. E pabesueshme!” ka thënë Rosberg.

Në vendin e dytë garën e përfundoi Max Verstappen, ndërsa në të tretën Kimi Raikkonen.

p

Ish kampionit, Sebastian Vettel, i shpërtheu goma, brenda afatit të jetëgjatësisë.

“Vetë goma vendosi që të shpërthejë, s’mund ta besojë!” ka thënë Vettel që ka qenë njeriu i fundit të cilit i ka shpërthyer goma në shpejtësi prej 200 kilometrave në orë.

Gara e radhës mbahet në Britani të Madhe në shtegun Silverstone, fundjavën që vjen.



TOP 5 GARUESIT NË AUSTRIAN GP:

1 Lewis HAMILTON (Britani e Madhe) Mercedes 25 pikë
2 Max VERSTAPPEN (Holandë) Red Bull 18 pikë
3 Kimi RAIKKONEN (Finlandë) Ferrari 15 pikë
4 Nico ROSBERG (Gjermani) Mercedes 12 pikë
5 Daniel RICCIARDO (Australi) Red Bull 10 pikë


TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:

1 Nico ROSBERG (Gjermani) Mercedes 153 pikë
2 Lewis HAMILTON (Britani e Madhe) Mercedes 142 pikë
3 Sebastian VETTEL (Gjermani) Ferrari 96 pikë
4 Kimi RAIKKONEN (Finlandë) Ferrari 96 pikë
5 Daniel RICCIARDO (Australi) Red Bull 88 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports