Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUD BOWL 2016

Nallbani mposhtet në finale, përfundon turneun në Dubrovnik

Melos Nallbani/ Foto: K. Arifi (KT Peja)

Nallbani mposhtet në finale, përfundon turneun në Dubrovnik


3 July, 2016 @9:24

Tenisti i ri kosovar, Melos Nallbani, është mposhtur në finalen e “consolation” nga molldavi Anton Goncear dhe ka përfunduar si nënkampion turneun e Dud Dowlit në Dubrovnik për grupmoshat U-11.

Melosi tregoi paraqitje impresive edhe në finale, duke shkuar deri në setin e tretë, ku krejt në fund u mposht (2-4, 4-3 dhe 7-10).

Turneu në Dubrovnik, Dud Bowl, është organizuar për herë të tretë.

d

“Kur fëmijët me duar të njoma godisnin topin, atyre u referonte gjyqtari ndërkombëtar Marijan Pancevski, që ka përvojë nga turnetë ATP, WTA por edhe Grand Slam, që ngrit nivelin e turneut, ndërsa në ditët në vijim do të mbahet edhe për grumposhat deri në 12, 13 vjet,” përshkruan Vjesniku lokal rëndësinë e turneut.

Mediat e Dubrovnikut, organizimin e sivjetshëm e quajtën më të mirë sesa të vitit të kaluar, ndërsa e kanë quajtur, ajo që për teniserët e rritur është një turne Grand Slam, për fëmijët është Dud Bowl.

Tenistë nga 35 shtete kanë qenë pjesëmarrës në këtë turne, ky Melos Nallbani i KT Peja përfundoi si nënkampion në “consolation”.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis