NË GJYSMËFINALE

Federer tregoi madhështinë
6 July, 2016 @18:33
Teniseri zviceran, Roger Federer, ishte pranë eliminimit sot në çerekfinale të Wimbledonit. Por, ai u rikthye furrishëm pas disavantazhit 0-2 në sete për të siguruar gjysmëfinalen.
Federeri ishte në disavantazh 2-0 kundër Marin Cilic, gjatë ndeshjes kroati Cilic kishte edhe tre ‘match points’, por zvicerani arriti ta rikthejë ndeshjen për ta fituar 3-2 ndeshjen në fund.
Zvicerani Federer, me këtë fitore u kualifikua në gjysmëfinale në Wimbledon, ku do të përballet me Milos Raonicin.