Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBLEDHJE E DITËS

Kthimi i shkurtë i Del Potros

Kthimi i shkurtë i Del Potros


3 July, 2016 @17:39

I entuziazmuar me rikthimin në Grand Slam, argjentinasi i popullarizuar i tenisit botëror, Juan Martin del Porto është eliminuar sot nga Wimbledon duke u mposhtur nga francezi që po përjeton ngritje në karrierë, Lucas Pouille, në katër sete, 1-3.

Del Porto u rikthye pas tre operimeve në Wimbledon, ndërsa nuk ka marrë pjesë në Grand Slam turne që nga Australian Open i vitit 2014.

Richard Gasquet, bartësi i shtatë i turneut, ka kaluar pa shumë telashe në raundin e katërt, duke eliminuar spanjollin Albert Ramos 3-1 në sete.

g
FOTO: Richard Gasquet pas fitores me fanellë në përkrahje të Francës sonte para duelit me Islandën në EURO2016.

Francezi tjetër, Jo Wilfried Tsonga ka mposhtur amerikanin John Isner, ndërsa austrialiani Nick Kyrgios ka tejkaluar spanjollin Feliciano Lopez sot. Fituesit janë kualifikuar në raundin e katërt të Wimbledonit.

o


 
Të gjitha lajmet nga Tenis