Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA OPEN 2016

Bleron Ukëhaxhaj, kampion i grupmoshave U12

Bleron Ukëhaxhaj dhe Melos Nallbani (Foto: Tennis Prishtina)

Bleron Ukëhaxhaj, kampion i grupmoshave U12


8 July, 2016 @10:09

Dita e parë e ‘Prishtina Open 2016’ filloi me garat për teniserët nën moshën 12 vjeçare dhe fitues doli Bleron Ukëhaxhaj.

Ukëhaxhaj e filloi turneun me fitoren ndaj Leonit Nushit nga Gjakova, ndërsa në raundin tjetër e mposhti Jon Jakupin e klubit ‘Rilindja’. Jakupi në raundin paraprak kishte mposhtur Bardh Ahmetin nga Prizreni.

Në finale, Bleron Ukëhaxhaj fitoi ndaj Melos Nallbanit nga Peja, me setet që përfunduan 6-1 dhe 6-2. Nallbani në raundin paraprak kishte mposhtur Arbin Koron e Prizrenit 2-0 në sete.

Dita e dytë e turneut vazhdon sot me grupmoshat U14.

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis