Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON

Murray fiton dramën ndaj Tsongas

Murray fiton dramën ndaj Tsongas


6 July, 2016 @22:23

Tenisti britanik, Andy Murray, ka dalë fitues në përballjen 5 setëshe të çerekfinales së Wimbledonit, duke e mposhtur francezin Jo-Wilfried Tsonga sot.

Përkundër avancimit prej 2-0 të Murrayit në sete, Tsonga arriti të kthehet në lojë dhe të barazojë gjithçka kur e bëri 2-2 pas 4 seteve.

Sidoqoftë, Murray është këndellur për tu rikthyer fuqishëm në setin e fundit me 6-1 për të fituar 3-2 ndeshjen.

Murray në gjysmëfinale ndeshet ndaj çekut Tomas Berdych.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis