WIMBLEDON

Serena në finale
7 July, 2016 @14:57
Pa asnjë problem, Serena Williams për vetëm 48 minuta e ka mposhtur 2-0 me sete rusen Elena Vesnina, për të kaluar në finalen e Wimbledonit.
Ndeshja nuk pati histori, me Serenen që u tregua e pamëshirshme, duke e lejuar rusen t’i fitojë vetëm 2 ‘Games’, me setet që përfunduan 6-2 dhe 6-0. Amerikanja në këtë takim arriti 10 Aces, ndërsa finalja e arritur do të jetë e nënta për të në Wimbledon.