Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2016

Federer vs. Raonic, gjysmëfinalja e parë

Federer vs. Raonic, gjysmëfinalja e parë


8 July, 2016 @11:05

Pas ndeshjeve gjysmëfinale në kategorinë e femrave që u zhvilluan dje, Wimbledoni sot vazhdon me gjysmëfinalet në kategorinë e meshkujve.

Gjysmëfinalja e parë fillon në ora 14:00, me zvicranin Roger Federer që luan ndaj kanadezit të natyralizuar, Milos Raonic.

Pas një viti tejet të vështirë e me shumë probleme, Wimbledoni mund të jetë një pikë kthyese për Federerin, i cili synon triumfin e tij të tetë në 18 pjesëmarrjet në Wimbledon.

Në anën tjetër, Raonic po kalon formë të shkëlqyeshme. Me trajnerët Carlos Moya dhe John McEnroe (dikur teniserët më të mirë në botë) pranë vetes, Raonic eliminoi Sam Querreyn në raundin paraprak, edhe pse ky i fundit u cilësua favorit pas eliminimit që i shkaktoi serbit Novak Djokovic. Për momentin, Raonic ndodhet i gjashti në ranglistën botërore të teniserëve, ndërsa suksesi i tij më i madh ishte në majin e vitit 2015, kur arriti të radhitet i katërti në botë.

Ajo që vlen të përmendet është që sot në ‘Center Court’ të Wimbledonit, si zakonisht kur luan Roger Federer, të pranishëm do të jenë figura të njohura botërore si princi i Britanisë, dukesha e Britanisë, Bradley Cooper, David Beckham, Sir Alex Ferguson e të tjerë.

Takimi fillon në ora 14:00, ndërsa fituesi në finale luan ndaj fituesit të takimit Murray vs. Berdych.

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis