WIMBLEDON

Murray, shpresa e vetme e Britanisë
8 July, 2016 @11:11
Përveç ndeshjes ndërmjet Federerit e Raonicit, sot zhvillohet edhe gjysmëfinalja mes britankut Murray dhe çekut Tomas Berdych. Borozani.com
Kjo është gjysmëfinalja e gjashtë në shtatë vitet e fundit për britanikun Murray, i cili në rast se triumfon sot, në finale do të ndeshet me fituesin e takimit Federer vs. Raonic. Në përgjithësi, Murray ka zhvilluar 10 finale në Grand Slame, ndërsa prej tyre ka fituar vetëm 2.
Ato që ranë në sy në prag të gjysmëfinales Murray vs. Berdych ishin mediat angleze dhe pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp të Andy Murrayt.
“Andy, gjendja e vendit tonë është e mjerueshme momentalisht. Anglia u turpërua nga Islanda në EURO2016, u larguam nga BE-ja, na duhet një kryeministër i ri, na duhet një drejtues i ri i ‘Top Gear’, na duhet një trajner i ri i Kombëtares Angleze dhe Uellsi u mposht po ashtu. Je shpresa e vetme e Britanisë, Andy.” - ishin fjalët e gazetarit drejtuar teniserit në konferencën për shtyp.
Si replikë, Murray duke qeshur tha që kjo nuk ishte gjë e keqe për të, ndërsa po ashtu deklaroi që po kalon formë të mirë dhe e dëshiron finalen e Wimbledonit.
Takimi fillon në ora 17:00.