FORMULA 1

Raikkonen vazhdon me Ferrari
8 July, 2016 @11:56
Edhe pse flitej se finlandezi Kimi Raikkonen do të ndërronte skuadër pas përfundimit të kontratës në fund të këtij sezoni, spekulimet morrën fund sot, me Ferrarin që e konfirmoi zyrtarisht se Raikkonen do të jetë partner i Sebastian Vettelit edhe sezonin e ardhshëm.
Raikkonen ishte kampion i botës në vitin 2007, ndërsa për pak vite ai ishte pjesë e garave ‘Rally’, para se të rikthehej përsëri në Formula 1.