WIMBLEDON

Federer, i inatosur me vetveten
9 July, 2016 @14:21
“Mos ma kujtoni se çfarë ndodhi, ju lutem.”
Me këto fjalë e filloi konferencën e djeshme pas humbjes Roger Federer, mirëpo ishte vonë. Gazetarët kishin përgatitur pyetjet e tyre dhe teniseri helvet duhej të përballej me ta.
“Ta them të drejtën, kjo humbje më ka shkaktuar shumë dhimbje. Kam pësuar një ‘tronditje’ nga kjo humbje, pasi që loja ishte në dorën time. Isha shumë, shumë afër. Prandaj kjo shkakton dhimbje për mua.
E pakuptueshme ajo çfarë bëra. Nuk arrij ta kuptoj se si bëra dy “Double Faults” radhazi në shërbimet që pata dhe prandaj jam i inatosur me veten time.
Raonic e meritoi fitoren, mirëpo unë e ndihmova fitoren e tij me gabimet që bëra. Diçka shkoi keq, nuk e di…është e pabesueshme për mua.” u shpreh Roger Federer, i zhgënjyer dhe i inatosur me vetveten.