PARAGLLAJDERËT

Gjyqtarët nga Kosova në Kampionatin Evropian
13 July, 2016 @12:18
Gjyqtarët nga Kosovar, të licensuar nga Federata Ndërkombëtare Aeronautike (FAI), Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci janë përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian të Fluturimeve të lira me Paragllajd (Diciplina ne precizion). Ky organizim që është një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare në aeronautikë po mbahet ne Vilnius, Lituani ne periudhen 08-18 Korrik 2016.
Deri më tani referët Kosovar janë vlerësuar me nota maksimale nga organizatorët, ndërsa nga pilotët janë duke u cilësuar si referë shumë profesional dhe të pagabueshëm. Me këtë trend, dy referët Kosovarë pritet që vitin e ardhshëm të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botërorë të Paragllajdizmit e cila do të mbahet në Vlorë, Shqipëri.