Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON

Për të dytën herë, Murray fiton Wimbledonin

Foto: Wimbledon

Për të dytën herë, Murray fiton Wimbledonin


10 July, 2016 @17:58

Më në fund një lajm i mirë për Britaninë. Pas shumë dështimeve që pati Britania këtë vit në sfera të ndryshme, Andy Murray quhej “shpresa e vetme e Britanisë” dhe Andy ia doli.

Në finalen e Wimbledonit që u luajt sot, Andy Murray mposhti kanadezin me origjinë malazeze, Milos Raonic, për ta fituar titullin e tij të dytë në Wimbledon. Wimbledonin e tij të parë skocezi e kishte fituar në vitin 2013.

Në fakt ndeshja nuk ngjasonte shumë me një finale, me Murrayn që ishte dukshëm më i mirë, e në anën tjetër te Milos Raonic vërehej dukshëm mungesa e përvojes, meqë kjo ishte finalja e tij e parë në karrierë në një Grand Slam. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte neutralizimi që i bëri Murray Ace-ve të Raonicit. Ky i fundit gjatë gjithë turneut u dallua me shërbime të forta, duke realizur plot 137 Aces, ndërsa në takimin e sotëm, Raonic realizoi vetëm 4 Aces në 2 setet e para, sete që u fituan nga Murray dhe ishin vendimtare për të triumfuar.

Ky është Grand Slam-i i tretë në karrierë për Murrayn, ndërsa Raonic mbetet ende pa titull në Grand Slame.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis