HENDBOLL

Bullgaria kësaj radhe më e mirë
15 July, 2016 @21:59
Përfaqësuesja U18 e Kosovës ka pësuar humbje në përballjen e dytë ndaj përfaqësueses U18 të Bullgarisë.
Vetëm një ditë më parë, djelmoshat kosovarë i kishin mposhtur moshatarët e tyre bullgarë me rezultat 30-25, ndërsa sot, këta të fundit fituan me rezultat 25-27.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 13-13, ndërsa edhe kësaj radhe ndeshja ishte miqësore dhe u zhvillua në palestrën Shani Nushi në Gjakovë.