Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Sporte: Të gjitha lajmet

Stinori 2015-2016

Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2011-2012

MAGJIA E EUROPIANIT - EKSKLUZIVE

Çudia matematikore dhe gjithçka tjetër në EuroHandball 2016!

Foto: Cropix/ Jutarnji List

Çudia matematikore dhe gjithçka tjetër në EuroHandball 2016!


Shkruan: Blerim MYFTIU

28 January, 2016 @10:10

Për kualifikimin e Kroacisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të hendbollit që po zhvillohet në Poloni është dashur të ndodh një çudi numrash! 

Së pari, para ndeshjeve të fundit në grupe Kroacisë i duhej humbja e kampionit evropian, botëror dhe olimpik, Francës, nga Norvegjia (autsajdere, por që grupin e përfundoi e para). Dhe, Norvegjia e mposhti Francën. Së dyti, Kroacisë i duhej medoemos fitorja përballë nikoqires, Polonisë, në një sallon të nxehtë dhe të dominuar nga tifozët vendës. Kjo fitore nuk mjaftonte të ishte një fitore e thjeshtë, por edhe gol-dallimi kishte rëndësi. Franca e kishte mposhtur Kroacinë me 8 gola dallim, Polonia e kishte mposhtur Francën me 6 gola, dallim prandaj kroatëve u duhej fitorja ndaj Polonisë me 11 gola diferencë!

Shëtitja nëpër portale dhe ueb sajte sportive kroate para ndeshjes karakterizohej me pesimizëm dhe siç ndodh rëndom, me kritika të ashpra ndaj përzgjedhësit të ri, Željko Babić. Në grup kishte pësuar “humbje” befasuese nga Norvegjia dhe një dërrmim nga Franca. Kishte edhe dozë mirëkuptimi për shkak se kjo ishte një kombëtare me 6 debutues dhe në transicion të ndërtimit të brezit të ri. Mungonin disa bartës tradicionalë të lojës, si Vori apo Lacković dhe udhëheqja e ekipit tanimë kishte daluar në plejmejkerin dhe njëherësh sulmuesin/mbrojtësin më të mirë, Domagoj Duvnjak. 

“Kaubojët”, megjithatë, sërish në luftë për medalje

Nuk befason prandaj, shpërthimi emocional pjesë e së cilës ishte mbrëmë edhe kryetarja e shtetit, Kolinda Grabar Kitarović. Tanimë objektivi i “katrorëve” duket se është përmbushur. Marrë parasysh se në gjysmëfinale do të mungojnë sunduesit absolutë të hendbollit botëror, francezët dhe danezët që nuk arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinale, medalja është prapë afër. Ka vend madje për optimizëm të tepruar, që të artave botërore dhe olimpike të cilat tanimë kroatët i posedojnë, t’u shtohet më në fund edhe ajo evropianja (dy medalje të argjendta – 2008, 2012 dhe dy të bronzta – 1994, 2012).

Franca dhe Danimarka mbesin jashtë, Spanja e Gjermani ngrenë kokë

Baticat dhe zbaticat e Francës kushtuan me eliminim. Herë demoluan, si atëherë kur e mposhtën Kroacinë. Herë pësuan humbje të papritura, siç ishte rasti kundër Polonisë. Atëherë kur duhej më së shumti, lideri Nikola Karabatić, nuk e shprehu tërë potencialin. As mbrojtjet e rëndomta të portierit legjendar, Thierry Omeyer, nuk i ndihmuan mbrëmë Francës kundër Norvegjisë. Kur bëhet fjalë për golaverazhin e përmendur në fillim, Franca mund të pendohet edhe për atë që pas sigurimit të fitores kundër Kroacisë, në minutat e fundit luajti me ekipin rezervë dhe golaverazhi shkoi duke u shkrirë. Në fund përfundoi me 8 gola epërsi, por ja që as ajo nuk mjaftoi!

Nga grupi tjetër vijnë Spanja dhe Gjermania, që disi në mënyrë rutinë arritën të përvidheshin në konkurrencën e Danimarkës, Suedisë dhe të Rusisë. Suedia me më së shumti tituj kampioni (gjithsej 4) ka kohë që nuk ka siguruar një ekip konkurrues. Pas medaljes së artë më 2002, klasifikimi më i lartë ka qenë vendi i shtatë. Danimarka, krahas me Francën, ishte herë nxehtë, herë ftohtë. Kurse, përkundër Suedisë, Gjermania është ajo që gradualisht po kthehet në maje. Sikur pothuajse në çdo sport kolektiv të viteve të fundit, Spanja është gjithmonë aty diku ku luhet për medalje.

Gjysmëfinalet, Kroacia-Spanja dhe Norvegjia-Gjermania luhen të premten, ndërsa finalja e madhe është e përcaktuar për të dielën.

Tabelat përfundimtare, para gjysmëfinaleve
Tabelat përfundimtare, para gjysmëfinaleve


EUROHANDBALL, Ndeshjet:

GJYSMËFINALJA 1; 29 janar; Ora 18e30; NORVEGJIA - GJERMANIA
GJYSMËFINALJA 2; 29 janar; Ora 21; SPANJA - KROACIA
VENDI I TRETË; 31 janar; Ora 15; Humbësi 1 - Humbësi 2
FINALJA; 31 janar; Ora 17e30; Fituesi 1 - Fituesi 2

 
Të gjitha lajmet nga