Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI BOTËROR - TASHKENT

Distria Krasniqi fiton të bronztën në Botëror

Distria Krasniqi fiton të bronztën në Botëror


7 October, 2022 @14:25

Xhudistja pejane, kampionja olimpike e Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar sot medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent.

Pas mosarritjes drejt finales, ajo me repechage në luftë për medalje mposhti xhudisten izraelite Gefen Primo për të siguruar medaljen e bronztë.

Kjo është e bronzta e dytë në Kampionate Botërore për Distrinë në karrierë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo