Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Dy hendbollistë të rritur në Zvicër, do të luajnë për Kosovën

Dy hendbollistë të rritur në Zvicër, do të luajnë për Kosovën


Teskti: FHK

14 September, 2016 @14:03

Dy lojtarë të cilët jetojnë në Zvicër këto ditë kanë marrë vendim t’i bashkangjiten Kosovës për grupmoshën U19 (e cila deri me përfundimin e EURO 2016 ishte U18).

Rinor Avdulli, i lindur në Zvicër ne vitin 1998, karrierën e hendbollistit e filloi nga mosha 11 vjeçare dhe luan me sukses tani e sa vite për grupmoshat e reja të skuadrës se njohur GC Amicitia Zurich te skuadra e grupmoshës U19, luan në pozitën e krahut të majtë ka një gjatësi prej 190 cm dhe peshë prej 80 kg, që jep perfomanca të shkëlqyeshme për një lojtar të krahut, por i cili mund te zhvillohet edhe në lojtarë të qendrës.

Edhe një lojtarë tjetër nga diaspora ka shprehur deshiren të paraqitet në fanellën e Kosovës, është poashtu nga Zvicra. I riu Adnan Idrizi i cili luan në pozitën e lojtarit qendror te skuadra SG Pilatus në skuadrën e grupmoshës U19 Elite, dhe ka një talent të rrallë, pasi edhe vllau i ti më i i luan hendboll (anëtarë i Kombëtares zvicerane për U15) por edhe babai i tij Rasimi dikur luante me sukses ne Gjilan tek skuadrat që vepronin në atë kohë. Adnani është i lindur ne vitin 1999, i gjatë 184 dhe peshon 84 kg.

Padyshim, me bashkangjitjen e këtyre dy talentëve Kosova U19 do të përfiton si në numër të lojtarëve ashtu edhe cilësi para kualifikimeve për Botërorin 2017.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga