Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNEU I TENISIT

Fituesit e Dielli Open 2016

Fituesit e Dielli Open 2016


Turneu i tenisit për fëmijë, Dielli TEB Kids Open 2016.

13 September, 2016 @9:13

Turneu i fëmijëve i organizuar në Prishtinë për kategoritë Red, Orange, Green dhe U-14 nxorri kampionët e këtij viti në një konkurrencë mjaft interesante.

Në kategorinë red, ndër vajzat triumfoi Liza Lika (KT Peja), e cila në finale ishte më e mirë se Tiara Berisha (KT Sporek), kurse ndër djemtë i pari doli Maniyey Maybam (KT Prishtina) pas tij Ajan Selimaj (KT Peja).

Aleta Hajrizi (KT Mitrovica) triumfoi në kategorinë Orange para Dejza Shabi (KT Peja), ndërsa ndër djem renditja e dy të parëve ishte Filip Pavic (KT Gracanica) dhe Semi Kito (KT Prizreni).

Vendi i parë në kategorinë green i takoi Rrona Goranit (KT Sporek) dhe dyta ishte Marija Dukic (KT Gracanica), deri san ë këtë kategori ndër djemtë triumfoi Amar Sadikoviq (KT Peja) para Arlind Hajrizi (KT Mitrovica).

Ndër djemtë U-14, Diell Mehmedi (KT Diellix) në finale fitoi ndaj Bleron Ukehaxhaj (KT NIC).


 
Të gjitha lajmet nga Tenis