ITALIAN GP

Foto: Formula 1
Rosberg triumfon, i afrohet Hamiltonit
4 September, 2016 @15:22
Pas triumfit në Belgjikë javën e kaluar, Nico Rosberg ka arritur të shpallet fitues edhe në garën e sotme në Monza të Italisë.
Gjermani u nis nga pozita e dytë, mirëpo starti i dobët i Lewis Hamiltonit, i cili doli nga vendi i parë në të gjashtin qysh në fillim të garës, i dha mundësi Rosbergut që ta marrë vendin e parë dhe ta mbyll garën si fitues.
Pas Rosbergut në podium dolën Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel.
Kjo fitore bën që tashmë gjermani Rosberg të jetë vetëm 2 pikë prapa shokut të skuadrës Hamilton në renditjen e përgjithshme të pikëve. Vlen të theksohet që deri më tani Rosberg nuk ka qenë asnjëherë kampion i Formula1.
Renditja e garuesve në garën e sotme:
Renditja e përgjithshme e garuesve: