XHUDO

Nora operohet me sukses
26 August, 2016 @12:52
Xhudistja numër dy e Kosovës, Nora Gjakova, është operuar sot me sukes, ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, përmes një njoftimi në rrjete sociale.
Gjakovën e ka penguar lëndimi i lehtë që kishte për të shkuar më shumë në Lojëra Olimpike të Rios, edhe pse ajo garoi aty dhe e eliminoi një kundërshtare.
Sidoqoftë, sipas njoftimit, Nora tash e tutje pritet të jetë në gjendje të shërohet shpejt dhe të nis përgatitjet për garat e radhës.