BOKS
Tony Yoka kampion olimpik
21 August, 2016 @21:06
Francezi Tony Yoka pas titullit të kampionit të botës në kategorinë super të rëndë, mbi 91kg që e kishte futur në mesin e kampionëve tjerë si Ruslan Chagaev, e Sinan Samil Sam, fitoi edhe titullin olimpik duke u bashkuar në një klub ekskluziv të boksierëve si Lennox Lewis, Wladimir Klitschko, e Anthony Joshua.
Yoka, 24 vjeçar në finale mposhti Joe Joyce nga Britania e Madhe, i cili dështoi të mbroj titullin për vendin e tij të fituar para katër viteve nga Anthony Joshua. Filip Hrgovic nga Kroacia e Ivan Dychko nga Kazakistani morën të bronztat.
Në finale tjetër për meshkuj, atë velter të lehtë, Fazliddin Gaibnazarov nga Uzbekistani në finale mposhti Lorenzo Sotomayor nga Azerbajxhani. Vitaly Dunaytsev e Artem Harutyunyan siguruan të bronztat për Rusinë dhe Gjermaninë.
Edhe në flutur e arta shkoi në Uzbekistan. Shakhobidin Zoirov është kampion olimpik pasi në finale mposhti Misha Aloyan nga Rusia. Yoel Finol nga Veneezuela, e Hu Jianguan nga Kina morën të bronztat.
Tek femrat në program ishte vetëm kategoria e mesme. Claressa Shields nga SHBA-të mbrojti titullin nga Londra duke mposhtur holandezen Nouchka Fontijn në finale. Dariga Shakimova e Qian Li nga Kina ishin të bronzta.
Uzbekistani e Kuba ishin vendet më të suksesshme në boks me nga tri të arta. Franca ishte e treta me dy sosh.