Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPIADA

SHBA-të më të mirat

SHBA-të më të mirat


21 August, 2016 @21:56

Si asnjëherë në 32 vitet e fundit, SHBA-të kanë mbledhur medalje në lojërat olimpike verore. Me gjithsej 121 medalje të fituara, Rio 2016 mbetet olimpiada më e suksesshme për SHBA-të që është organizuar jashtë territorit të saj. Himni i SHBA-ve është dëgjuar 46 herë në shenjë të secilit titull të fituar nga sportistët amerikan. Këta sportistë kanë shtuar edhe 37 të argjendta dhe 38 të bronzta.

Britania e Madhe ka marr dy medalje më shumë se në Londër, por edhe aq të arta më pak, që në krahasim me vitet e 90ta, megjithatë është më shumë se trefishi i medaljeve dhe titujve. Kina ka vazhduar me rënie. Nga 100 sa ka pasur në Pekin, 88 në Londër, në Rio kanë mbetur vetëm në 70.

Rënie ka pasur edhe Rusia, e goditur nga dënimet sidomos në sportin e atletikës. Që nga Atlanta, këto kanë qenë lojërat më të dobëta me vetëm 56 medalje për ta. Për Gjermaninë, Francën, e Italinë, kjo olimpiadë nuk ka pasur ndonjë ndryshim duke qëndruar në nivel të medaljeve që marrin zakonisht.

Japonia ka shënuar rekord të ri me 41 medalje, por jo edhe me tituj që ishin vetëm 12. Koreja Jugore ka pasur olimpiadën më të dobët që nga Los Anxhelosi. Edhe Australianët kanë vazhduar me rënie që nga Sidnej duke marr vetëm gjysmën e medaljeve dhe titujve që kishin pasur atëherë.

Brazilianët kanë fituar shtatë tituj, por me vetëm 13 medalje kanë shënuar bilancin më negativ në histori të olimpiadave në të cilat kanë marr medalje.
Me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, Kosova është ndër vendet më të suksesshme ballkanike në këto lojëra. Maqedonia, e Mali i Zi kanë mbetur pa asnjë medalje në Rio. Medaljen e parë olimpike në histori nuk e kanë arritur as kësaj here Shqipëria e Bosnja e Hercegovina. Ndërkohë Bullgaria nuk ka pasur medalje të artë.

Renditja përfundimtare (të arta, të argjendta, të bronzta, totali)
1. SHBA-të 46 37 38 121
2. Britania e Madhe 27 23 17 67
3. Kina 26 18 26 70
4. Rusia 19 18 19 56
5. Gjermania 17 10 15 42
6. Japonia 12 8 21 41
7. Franca 10 18 14 42
8. Koreja Jugore 9 3 9 21
9. Italia 8 12 8 28
10. Australia 8 11 10 29


OLIMPIADA

SHBA-të më të mirat

Të tjera/Rio 2016

SHBA-të më të mirat

21/08/16 @ 21:56

BOKS

Tony Yoka kampion olimpik

Të tjera/Rio 2016

Tony Yoka kampion olimpik

21/08/16 @ 21:06

MUNDJE

SHBA-të për fund

Të tjera/Rio 2016

SHBA-të për fund

21/08/16 @ 20:55

VOLEJBOLL

Brazili për të tretën herë

Të tjera/Rio 2016

Brazili për të tretën herë

21/08/16 @ 20:46

HENDBOLL

Titulli për Danimarkën

Të tjera/Rio 2016

Titulli për Danimarkën

21/08/16 @ 20:37

MOUNTAIN BIKE

Më në fund Schurter

Të tjera/Rio 2016

Më në fund Schurter

21/08/16 @ 20:28

ATLETIKË

Maratona për Kipchoge

Të tjera/Rio 2016

Maratona për Kipchoge

21/08/16 @ 20:27

GJIMNASTIKË

Për të pestën herë ruset

Të tjera/Rio 2016

Për të pestën herë ruset

21/08/16 @ 20:16

DITARI NR. 16 @ RIO 2016

Mbyllja e Rios historike për Kosovën

Të tjera/Rio 2016/Bulletin/Analiza

Mbyllja e Rios historike për Kosovën

21/08/16 @ 12:18

ATLETIKË

Mo i katërfishtë

Të tjera/Rio 2016

Mo i katërfishtë

21/08/16 @ 11:46

KËNDI I BLERIMIT

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

Të tjera/Analiza

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

28/07/23 @ 11:47

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera