BELGIAN GP

Foto: Formula 1
Rosberg triumfon në Belgjikë
28 August, 2016 @15:58
Në garën e Formula1 që u zhvillua sot në Belgjikë, fitues doli gjermani Nico Rosberg., për të cilin kjo ishte hera e gjashtë që triumfon në këtë sezon.
Rosberg e nisi garën si lider dhe në të njëjtën mënyrë e përfundoi, duke lënë pas vetes Ricciardon e Red Bullit dhe Hamiltonin e Mercedesit.
Në kthesën e parë të garës, dy pilotët e Ferrarit, Raikkonen dhe Vettel, patën një ndeshje mes vete, e cila ndikoi që ata të humbnin shumë kohë që në fillim të garës, ndërsa ajo që ra në sy ishte ngjitja e anglezit Lewis Hamilton, i cili garën e filloi nga vendi i 22-të, ndërsa përfundoi në vendin e tretë.
Gara e ardhshme zhvillohet në Monza të Italisë.
Renditja e pilotëve në garën e sotme:
Renditja e përgjithshme e pilotëve këtë sezon: