XHUDO

Xhudistët e Kosovës drejt Spanjës e Kroacisë
14 September, 2016 @11:26
Përmes një postimi në Facebook, trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka njoftuar që këtë javë dhe javën tjetër xhudistët e rinjë kosovarë do të udhëtojnë drejt Spanjës dhe Kroacisë për pjesëmarrje në garat përkatëse.
Akil Gjakova këtë javë merr pjesë në Kampionatin Evropian për junior (kategoria 73 kg) në Malaga të Spanjës,kurse javën tjetër në Zagreb të Kroacisë në Grand Prix marrin pjesë :
Fjolla Kelmendi (Kategoria 48 kg)
Distria Krasniqi (Kategoria 52 kg)
Kushtrim Gashi (Kategoria 73 kg)