AFATI KALIMTAR
Ekipet e hendbollit në pazarin veror
6 July, 2017 @8:42
Ekipet e hendbollit të Kosovës, kryesisht ato të Superligës, përkundër që qe disa ditë ka filluar afati kalimtar i lojtarëve, nuk ka ndonjë lëvizje të theksuar.
Afati i rregullt kalimtar ka nisur më 1 dhe do të mbetet i hapur deri më 15 korrik 2017.
Por Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të ditur gjithashtu se hendbollistet dhe hendbollistët që marrin statusin e lirë gjatë afatit kalimtar të rregullt kanë të drejt regjistrimi në ekip të ri deri më 15 tetor 2017, ndërsa të shteteve tjera deri në fund të vitit 2017.